VAZHDOJMË MARRËDHËNIET E MIRA FQINJËSORE

Ne vazhdojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, tha ambasadori i Kroacisë në Malin e Zi, Veselko Grubishiq gjatë një takimi me Ministren e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Bratiq. Siç u njoftua nga ai departament qeveritar, Bratiq dhe Grubishiq shkëmbyen përshtypje në lidhje me bashkëpunimin e mëparshëm dhe vunë në dukje se ata janë duke pritur për projekte të reja që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Grubishiq vuri në dukje afërsinë tradicionale të Kroacisë dhe Malit të Zi. “Ne po vazhdojmë marrëdhëniet fqinjësore,” tha ambasadori kroat, duke uruar që Mali i Zi të bëhet një anëtar i Bashkimit Evropian gjatë mandatit të qeverisë së re.

SHARE