LËVIZJA QYTETARE URA NUK DO TË NDËRPRESIN BOJKOTIN E PARLAMENTIT

Lëvizja qytetare URA, është parti e cila para së gjithash e mban fjalën dhe nuk luan me besimin e qytetarëve, deklaroi nënkryetari i këtij subjekti politik, Filip Axhiq dhe shtoi se Lëvizja qytetare UR, nuk do të ndërpres bojkotin e Parlamentit.

“Ju nuk mund të prisni nga ne që, për shkak të interesit partiak apo personal, ti zhgënjejmë votuesit dhe të legjitimojmë rezultatin e zgjedhjeve të cilat nuk kanë dalë nga vullneti i lirë i qytetarëve”, deklaroi Axhiq për gazetën “Dan”.

Ai thekson se forumi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të shpallura nga Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA, synon të përfshijë sa më shumë faktorë shoqërorë për të sjellë një dialog më të gjerë dhe për të ofruar zgjidhje optimale në të gjitha fushat që lidhen me reformë cilësore zgjedhore.

SHARE