Foto: Ilustrim
Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit në Mal të Zi do të zgjasë gjatë muajit nëntor kontrollet parandaluese me mamografi, në kuadër të fushatës „Tetori Rozë“, për shkak të interesimit të madh të grave.
Të gjitha gratë që regjistrohen deri më 31 tetor do të mund ta kryejnë ekzaminimin pa udhëzim mjekësor, në një termin të caktuar gjatë tetorit ose nëntorit.
Nga institucioni theksojnë se kontrollet duhet të kryhen me kujdes dhe në përputhje me protokollet mjekësore, për të garantuar cilësi dhe siguri për çdo paciente.
Pas 31 tetorit, mamografitë do të vazhdojnë të jenë të disponueshme përmes procedurës së rregullt, me rekomandim nga mjeku amë.
Qendra Shëndetësore rikujton se kujdesi për shëndetin e grave dhe rëndësia e kontrolleve parandaluese nuk kufizohen vetëm në fushatën „Tetori Rozë“, por janë prioritet gjatë gjithë vitit.









