DEPUTETËT SOT DUHET TË VOTOJNË PËR GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot duhet të votojnë për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. Komisioni Kushtetues propozoi që në këto pozita të zgjidhen Snezhana Armenko, Ilija Vukçeviq, Jadranka Novakoviq dhe Jellena Ruzhiçiq. Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në votimin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pa votën e tyre, zgjedhjet me shumicë prej dy të tretash nuk janë të mundshme. Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, në fillim të seancës propozoi pikë shtesë në rendin e ditës – votim të iniciativës së kryeministrit në mandatin teknik të Dritan Abazoviqit për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq.

SHARE