CAMAJ SHËNON GOL NË FITOREN E PËRFAQËSUESES U17 TË MALIT TË ZI

Andrej Camaj ka shënuar një gol në fitoren e Përfaqësueses U17 të Malit të Zi. Sulmuesi i krahut shënoi golin e parë në minutën e 6-të në ndeshjen ndaj Polonisë U17, në kuadër të grupit 5 të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm. Mali i Zi e fitoi ndeshjen e parë 2:0, ndërsa Camaj luajti deri në minutën e 69-të. Në grup me Malin e Zi janë edhe Austria, Andorra dhe Polonia.

SHARE