GALERI ARTI “ODA” NË SHKODËR DO TË DHUROJË LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E TUZIT

Galeri Arti “ODA” në Shkodër ka njoftuar se do të organizojnë aktivitetet për grumbullimin e librave të cilët do t’i dorëzohen si dhuratë Bibliotekës së re të Tuzit. Në postimin e Galerisë së Artit “Oda” thuhet: “Librat-dhuratë për Bibliotekën e re të komunës së rë të Tuzit (Malësi) në Malin e Zi, Qytetaria Shkodrane dhe pjesëmarrësit në “Takimi i Shkodres, 2021”, munden t’i dorezojnë tek:
GALERI ARTI “ODA” në Shkodër, më datën 22 tetor, e premte, (nga ora 16.00 deri në 19.00) dhe më 23 tetor 2021, e shtune, (nga ora 08.00 deri 19.00).
Siç njoftuan ata, priten që gjithsejt të dhurohen deri në 1.000 libra. Për librat (kompletet e librave) do të jepet fatura përkatëse. Dhurimi i librave do të shoqërohet me shkrime, foto e kronika televizive edhe në televizione, gazeta, portale.

SHARE