ZELENSKY, AKUZA NË KËSHILLIN E SIGURIMIT: OKB-ja ËSHTË E PAFUQISHME

OKB-ja me struktura të vjetërsuara, e kjo bën që e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të jetë në favor të Rusisë si agresore.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky drejtoi akuza të ashpra në fjalimin e tij përpara organit më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Ai kritikoi pafuqinë e organizatës, duke thënë se ajo reagon ndaj problemeve me retorikë, në vend që të japë zgjidhje konkrete.

“E drejta e vetos në duart e agresorit e ka futur OKB-në në qorrsokak. Nevojitet një arkitekturë e re moderne e organizatës në mënyrë që të mund të reagojë në kohën e duhur ndaj sulmeve kundër sovranitetit të shteteve të tjera. Ka ardhur koha që kombet e botës të bien dakord për një sistem, të cilin do ta dëshironte secili për sigurinë e vet. Kush do të fillojë një luftë, duhet ta shohë qartë se çfarë do të humbasë”, shprehet Zelensky.

Agresioni rus në Ukrainë, vazhdoi ai, ka treguar se çfarë dobie mund të kishin mekanizma të tilla dhe çfarë pasojash mund të kishin sanksionet e forta kundër një agresori, nëse këto masa do të merreshin pikërisht atëherë kur ai konstrukton ushtrinë e evazionit. Kjo ishte hera e parë që nga fillimi i luftës që kreu i shtetit ukrainas merrte në një seancë të OKB-së me pjesëmarrës të nivelit të lartë.

Nuk pati ndonjë tension gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, ashtu sikurse pritej me interes, në kuadër të mbledhjes. Menjëherë pas fjalimit Zelensky u largua nga Këshilli i Sigurimit.

SHARE