KURTI: DUHET TË GJEJMË NJË ZGJIDHJE SA MË PARË PËR FILLIMIN E MËSIMIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas samitit, është pyetur edhe për grevën në arsim. “Kompensimi me 50 euro, bëhet për tu përballur me inflacioni, jo si zëvendësim për projektligjin për paga që tani ka dalë në diskutim publik. Unë jam i bindur që zgjidhja më e mirë, më e drejtë, më e dobishme, është që edhe mësimdhënësit, edhe nxënësit të shkojnë në shkollë që të mësojnë. Dhe kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, por edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë sonë”, tha ai. Kurti  bëri me dije se sot do të takohet me përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, ndërkohë që drejtoresha e këtij unioni pritet të vijë në Kosovë.

SHARE