SOT U MBAJT SEANCA E XIV E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Sot u mbajt edhe seanca e XlV e Kuvendit të Komunës së Tuzit e cilla filloi me bojkotimin e këshilltarëve të opozitës.

Nga grupi punues nga rradhët e PDS u bojkotua seanca për shkak të siç theksuan ata, kohës së shkurt të marrjes së rendit të ditës dhe kohës së shkurt për përgatitje. Pavarësisht kësaj, seanca kishte kuorumin për të vazhduar me 23 pikat e rendit të ditës.

Pika e parë “Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2020 të destinuara për bujqësi” , u prezentua nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, që kishte të bënte për mbështetje që është dhën bujqeve në Komunën e Tuzit me subvencione në kohën e pandemisë për plasman në treg. Me votim të të gjithë këshilltarëve u bë verifikimi i vendimit.

Pika e dytë “Propozimi i Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për ndërtimin e objekteve lokale me interes të përgjithshëm”, u prezentua nga Lekë Ivezaj drejtues i Sekretariatit për planifikim hapsinorë për legalizimin e ndertimit të objekteve të cilat nuk kanë plan urbanistik por janë në interes të përgjithshëm, ku u aprovua edhe kjo pikë e rendit të ditës.

Pikat 3,4,5 ishin mbi çmimoret për shërbimet komunale, ku Ivezaj prezantoi çmimet nga amvisritë dhe objektet afariste për persona fizik dhe juridik të grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave, ku për amvisri çmimi përcaktohet për 0.03 cent për m2. Me shumicë votash u aprovuan edhe këto pika të rendit të ditës.

Gjatë kësaj seance nga drejtori i SHPK Komunale Tuz, Nikollë Camaj u bë ftesë qytetarëve që duke filluar nga 1 tetori, qytetarët të mos bëjnë më pagesen e llogarive të sherbimeve komunale e cila shkon për kryeqytetin pavarësisht nëse ata dërgojnë fakturat.

Si pika të rendit të ditës të seances së sotme ishin 16 vendime për themelimin e bashkësive lokale të cilat u prezentuan nga Marina Ujkaj nga Sekretariati për vetëqeverisje lokale. Ku nga Kuvendi u aprovuan dhe si bashksëi lokale në Komunën e Tuzit janë Traboini, Koja , Ksheva, Rakiqi, Dheu i Zi, Drume, Dushiq- Lekaj, Dinoshë, Omerbozhaj, Nënhelm- Dreshaj, Rranza e Sukes, Sukruq, Triesh, Vrane, Vllanë dhe Vuksanlekaj.

Mbas një pauze nderkohë që Kryetari Gjeloshaj ishte në vendgjarje që disa objekte afariste u kapluan nga zjarri në Dheun e Zi, seanca vazhdoj edhe me pikën 6 dhe 7 “Raporti gjysmë-vjetor mbi të ardhurat e përgjithshme dhe shpenzimet e bëra totale, të shprehura në përputhje me klasifikimin organizativ, funksional dhe ekonomik; dhe propozim Vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2020”,  ku Kryetari Gjeloshaj prezentoi rebalansin e buxhetit ku me votimin e këtyre dy pikave përfundoi edhe seanca e XIV.

SHARE