ABAZOVIQ: GJUKANOVIQ E DIN QË KREU I POLICISË KA GJUAJTUR NË OLIVERA LlAKIQ

Presidenti i Malit të Zi,  Millo Gjukanoviq përpiqet të relativizojë tentimin e vrasjes së gazetares së “Vijesti” Olivera Llakiq, sepse ai mirë e dinë se në të ka qëlluar kreu i policisë së Malit të Zi, deklaroi për gazetën “Vijesti”, lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, duke komentuar vlerësimin e Gjukanoviqit, se është normale që pothuajse pesë muaj nuk ka hetime në kërkimin e këtij incidentit.

“Duke pohuar se normalisht nuk janë gjetur sulmuesit dhe institucionet mirë ia dalin mbanë në këto raste, kulmi është të nënvizohet ndjenja e përbashkët, por edhe thirrja për të vazhduar me këtë praktikë pa probleme”, vlerësoi Abazoviq.

Gjukanoviq tha pas konferencës së djeshme në hotelin Hitlon në Podgoricë Hilton se “nuk është e dëshirueshme” që hetimi i sulmit ndaj Llakiq nuk ka dhënë ende rezultate, por është “normale” në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Bashkimin Evropian.

Ai tha se asnjëres nga këto shtete nuk u kërcënohet të humbisin statusin e anëtarësimit në BE, megjithëse gjëra të ngjashme ndodhnin edhe atje.

“Bashkimi Evropian nuk jep lekcione, por këshillime të mira që duket se e kanë bezdisur Gjukanoviqin aq shumë sa që ai përdor çdo mundësi që të bëj atak edhe në anën tjetër. Unë besoj se edhe ata (BE) nga fjalët do të kalojnë në vepra dhe do të kuptojnë se duhet t’i përballojnë sulmeve arrogante të autokratëve të pakujdesshme për të parandaluar zbulimin e së vërtetës rreth sulmit ndaj Olivera Llakiqit “, deklaroi lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.

SHARE