Siç është paralajmëruar viti shkollor 2024/2025 fillon të hënën, më 2 shtator dhe përfundon të premten, më 13 qershor 2025, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.
Për shkak të mos nënshkrimit dhe kthimit të ndryshimeve në Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin për vendim të ri, kalendari shkollor, siç thanë ata, do të publikohet në fillim të vitit shkollor, në përputhje me rregulloret ligjore.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit vazhdon punën e saj me qëllim të përmirësimit të sistemit arsimor në të cilin shkollat do të jenë objekte të pajisura në mënyrë moderne ku nxënësit do të marrin njohuri dhe do të shkollohen nga mësues kompetentë dhe të kënaqur”, ka njoftuar Ministria.