RRITJA E NUMRIT TË TË INFEKTUARVE NUK MUND TË MBYLLË EKONOMINË

Ministrja e Ekonomisë Dragica Sekulliq, tha se është e pakuptimtë të presim që ne do ta mbyllim ekonominë sa herë që shënojmë një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus me mesazhin se do të ishte e papërgjegjshme.

Ajo njoftoi se paketa e tretë e masave ekonomike do të prezentohet të enjten.

Në Programin e Mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, Ministrja Sekulliq theksoi se ne duhet të gjithë përmes sjelljes së përgjegjshme, të kontribuojmë në ruajtjen e vendeve të punës.

“Është e pakuptimtë të presësh që çdo herë që të kemi një rritje të numrit të të infektuarve, të mbyllim ekonominë. Kjo është e parëndësishme, sepse askush nuk e di se sa do të zgjasë epidemia dhe si do të zhvillohet,” tha Sekulliq.

Ajo thotë se mbyllja e ekonomisë në valën e parë kishte kuptim, sepse gjithçka ishte bërë për t’i mësuar qytetarët tanë dhe ekonominë që të punojnë dhe të sillen në kushte të tilla.

Prandaj, pritja që do të mbyllim ekonominë, me çdo rritje të numrit të rasteve pozitive, do të ishte e papërgjegjshme nga ana e Qeverisë së Malit të Zi.

“Ne, qytetarët, duhet të mësojmë se vetëm me sjelljen tonë mund të mbrojmë punët tona, dhe biznesmenët që duke zbatuar masa mund të ruajnë punën e tyre dhe punët e punonjësve. Unë mendoj se thelbi është që, veçanërisht në ato industri ku është e mundur të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga epidemia, ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të zgjuar,” tha Sekulliq.

Ajo rikujtojë se të gjithë duhet të zbatojmë masën e distancës sociale, vurjen e maskës ​​dhe dezinfektimin e duarve.

SHARE