NDËRPRITET SEANCA, PËRPLASJE VERBALE MES NIMANBEGUT DHE DEPUTIT SERB VUÇUROVIQ

Gjatë seancës së sotme parlamentare, pati një polemikë midis deputetit të Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviq dhe nënkryetarit, Genci Nimanbegu.

Polemika u provokua nga ana e deputetit serb, i cili gjatë fjalës së tij bëri akuza kundër NATO-s, dhe vlerësoi se duhet të kujtojmë rolin heroik të Republikës Srpska në 1995 dhe Jugosllavisë në 1999.

Nimanbegu tha se i vjen keq që populli serb ka një përfaqësues në parlament siç është Vuçuroviq.

“Ju mendoni se jeni krenar, i njohur dhe i drejtë. Ju keqinterpretoni historinë, kultivoni vetëm farat e së keqes dhe përçarjës në këtë shoqëri sepse lavdërimi i Republikës Srpska në 1995 dhe Jugosllavisë në 1999 do të thotë lavdërimi i krimeve dhe luftërave, dhe NATO është ai që kontribuoi për paqen në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë,” tha Nimanbegu, ndaj të cilit reagoi deputeti serb Vuçuroviq.

SHARE