MALI I ZI TË LLOGARISË NË MBËSHTETJEN E VAZHDUESHME TË SISTEMIT TË KB

Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme nga sistemi i KB bazuar në Planin e Përgjigjes së Urgjencës Pandemike, i cili mbulon pesë fusha prioritare të bashkëpunimit: shëndetësia, mbrojtja sociale, ruajtja ekonomike, rimëkëmbja makroekonomike dhe forcimi i rezistencës lokale, tha Koordinatorja e Përhershme e e KB, Fiona Mekluni.

Kryeministri Markoviq priti Meklunin në një vizitë lamtumirëse dhe e falënderoi për kontributin e saj në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të kohezionit shtetëror dhe shoqëror.

Markoviq falënderoi të gjithë sistemin e Kombeve të Bashkuara për ndihmën e tyre efikase dhe në kohë në luftën kundër koronavirusit.

Aktivitetet e KB, të realizuara së bashku me BE, kanë ndihmuar Malin e Zi të sigurojë pajisje të konsiderueshme shëndetësore dhe t’i përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave.

Mekluni veçanërisht theksoi reagimin efikas të Malit të Zi ndaj COVID-19 në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, ruajtjen e bazës ekonomike si dhe krijimin e kushteve për një shërim të shpejtë.

Koordinatorja e Përhershme e KB i uroi Kryeministrit një vazhdim të suksesshëm të axhendës evropiane dhe shprehu shpresë për intensifikimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve për zbatimin e Agjendës 2030, duke shpresuar se Mali i Zi do të vazhdojë të punojë për forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

SHARE