Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) përfunduan analizën PCR të 612 mostrave për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 98 rezultate ishin pozitive.
Pacientët e rinj janë:
Podgoricë: 36
Nikshiq: 32
Beranë:11
Bijello Pole: 7
Tivar: 3
Plevle: 2
Rozhajë: 2
Herceg Novi: 2
Cetij: 1
Kotor: 1
Zhablak: 1
“Sot nuk u shënua asnjë rast vdekjeje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga #COVID19 mbetet 26. Shërimi i 39 rasteve është raportuar, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruave nga 14 qershori është 111”, tha ISHP në një deklaratë.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është 1920.