QEVERIA SHUMË KURSIMTARË, DO TË BËJMË GJITHÇKA PËR TË KUFIZUAR ÇMIMET E KARBURANTEVE

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se Qeveria e Malit të Zi do të bëjë gjithçka që mundet për të kufizuar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve, duke u shprehur se vendi ynë ka pasur çmimet më të ulëta të deritanishme të derivateve të naftës. Duke iu përgjigjur pyetjes së TVMZ-së nëse Mali i Zi ashtu si Kroacia do të kufizojë rritjen e çmimit të karburanteve dhe çfarë po bëjnë ai dhe qeveria e Malit të Zi për të kontribuar në kursime, Abazoviq  kujtoi se ata bënë gjithçka që mundën me politikën e akcizës. “Dhe sigurisht që do të kalojmë në aktivitete të mëtejshme që përfshijnë mundësi ligjore.  Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ka një luftë aktuale në territorin e Evropës dhe se çmimet janë rritur kudo në botë, përfshirë këtu edhe Kroacinë.  Ne do të bëjmë çfarë të mundemi në lidhje me kufizimet.  Deri më tani e kemi pasur çmimin më të ulët të karburantit, por nëse fuçia është rritur kaq shumë, nuk mund të kontrollohet deri në fund”, tha Abazoviq. Ai gjithashtu pohon se qeveria është shumë kursimtare. “Duhet të përshtatemi me momentin e ri, duke filluar nga kryeministri që nuk përdor automjete zyrtare jashtë orarit të punës, që nuk dëshiron të shkojë me eskortë dhe të shpenzojë karburant të qytetarëve të Malit të Zi kur nuk ka nevojë për këtë. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë,” tha Abazoviq. Kryeministri tha se kriza është kudo në botë, duke u shprehur se do ta kalojmë edhe këtë krizë lufte. 

SHARE