KURTEZI-BAJRAKTARI: RRITJE E BASHKËPUNIMIT NË TË GJITHA NIVELET

Takimet duhet të intensifikohen në mënyrë që qyteti i Ulqinit të jetë gjithnjë e më i pranishëm në Bashkimin e Komunave Shqiptare përmes projekteve konkrete, por edhe të thellohet bashkëpunimi, veçanërisht me Bashkinë e Tiranës për shkëmbimin e përvojave dhe qyteteve bregdetare të Shqipërisë, është vlerësuar gjatë takimit të sotëm të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, me ambasadorin e Shqipërisë, Ridi Kurtezi. “Ai përgëzoi kryesinë e re komunale dhe konfirmoi qëndrimin e palës shqiptare për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me qytetin e Ulqinit në të gjitha fushat me theks të veçantë në turizëm dhe në sferat tjera ekonomike, por edhe në kulturën dhe sportin”, thuhet në komunikatë. Vëmendje e veçantë, siç thuhet, i kushtohet projekteve të mëdha mes dy vendeve, si ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhë Malin e Zi me Shqipërinë dhe hapja e pikave të tjera kufitare.

SHARE