MALI I ZI PREJ KORRIKUT MUND TË JETË NË LISTËN E GJELBËR TË BE-së

Mali i Zi mund të jetë në listën e gjelbër të udhëtimeve të Bashkimit Evropian që prej fillimit të korrikut, njoftoi ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq. Sipas saj, Mali i Zi për herë të parë që prej korrikut të vitit të kaluar i plotëson kushtet për të qenë në këtë listë, dhe shpreson se kjo do të ndodhë kur të bëhet azhurnimi i listës në fillim të muajit tjetër. “Nëse Mali i Zi në periudhën e ardhshme vazhdon të ketë rezultatet aktuale në luftën kundër pandemisë, ose edhe përmirësmin e tyre, atëherë në fillim të muajit tjetër mund të gjendemi në listën e gjelbër. Kjo do të thotë se qytetarët e vendit do të mund të udhëtonin pa pengesa, duke respektuar masat kufizuese të vendeve përkatëse”, tha ministrja. “Në përpjekjet tona për t’u bërë pjesë e BE, ne i respektojmë rregullat evropiane, duke shpresuar se ju do t’i njihni përpjekjet tona,” thotë Boroviniq Bojoviq.

SHARE