Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka uruar Ditën e Pavarësisë të Malit të Zi.
Millatoviq thotë se “18 vjet pas rivendosjes së pavarësisë shtetërore, ai është i bindur se, më shumë se kurrë më parë, ne jemi të gatshëm dhe të vendosur të kuptojmë njëri-tjetrin dhe, të bashkuar në dashurinë tonë për Malin e Zi, të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të prosperitetit dhe mundësi të barabarta.“
“Rëndësia e ditës së sotme është një nxitje shtesë, që në kohën që vjen, të punojmë të gjithë së bashku me përkushtim për zhvillimin demokratik të Malit të Zi dhe anëtarësimin e plotë në komunitetin evropian. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” thuhet në urimin e presidentit të Malit të Zi.