Në ambientet e Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë u organizua eventi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit, ku me ftesë të organizatorëve ishte prezent drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë Arben Xhurreta.
Në fjalën e tij përshëndetëse i uroi pakicës kombëtare malazeze Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi dhe theksoi faktin që pakicat janë urëlidhëse me vendet fqinje dhe një pasuri e vërtetë që duhet kultivuar.
“Mali i Zi, respektivisht Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë që 2 vite ka hapur Drejtorinë për Interkultutalizëm e cila me anë të aktiviteteve bashkon kultura të ndryshme dhe njifemi për së afërmi me të tjerët dhe në këtë mënyrë pasurojmë kulturën e njëri-tjetrit,” theksoi Xhurreta.
Në këtë evenimet të pranishëm ishin ambasador të vendeve të ndryshme, intelektual të spikatur, fytyra politike dhe njerëz të artit dhe kulturës me të cilët shkëmbyem biseda interesante ku edhe i ftova të vizitojnë Malin e Zi gjatë sezonit turistik.
21 Maji që nga viti 2001 është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor” ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe “të jetuarit së bashku”.