TË DIELËN NË ULQIN DO TË MBAHET SESIONI SHKENCOR “SHQIPTARËT NË MALIN E ZI GJATË TRI DEKADAVE TË FUNDIT (1990-2020)”

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” të dielën me 23 maj 2021 organizon sesionin shkencor “Shqiptarët në Malin e Zi gjatë tri dekadave të fundit (1990-2020)”. Qëllimi i sesionit është që përmes një analize shkencore shumëdimensionale t’i vështrojë, studiojë dhe analizojë disa nga proceset dhe dukuritë, të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me shqiptarët në Malin e Zi. Në këtë sesion i cili do të mbahen në Ulqin në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza”, do të marrin pjesë 15 studiues nga Mali i Zi dhe Shqipëria.  

SHARE