AKSIONE PASTRIMI NË 22 QYTETET NË MAL TË ZI, PO ASHTU EDHE NË TUZ

Aksionet e pastrimit “Ta pastrojmë vendin tonë” u zhvilluan këtë mëngjes në 22 komuna të Malit të Zi. Komunat e përfshira në aksion ishin: Podgorica, Herceg Novi, Kotorri, Tivati, Budva, Tivari, Danillovgradi, Nikshiqi, Plluzhine, Shavniku, Tuzi, Kollashini, Mojkovci, Bijello Pole, Zhablaku, Plevla, Andrijevica, Berane, Plava, Petnjica dhe Gucija. SHPK “Komunale” – Tuz, e përkrahur edhe nga qytetarët të tjerë, sot, më 21 maj, ishte pjesë e aksionit ”Ta pastrojmë vendin tonë”, me ç’rast pastroi aksin rrugor, nga Vitoja deri te Hani i Hotit.

SHARE