GJELOSHAJ URON DITËN E PAVARËSISË SË MALIT TË ZI

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, uroi të gjithë qytetarët me rastin e festës së 21 majit – Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Gjeloshaj në urimin e tij thekson se 21 maji për secilin banor të këtij vendi duhet të jetë një datë e veçantë.

“Datë që festohet, respektohet dhe shënohet në një shtet multinacional dhe demokratik, në shtetin e të gjithë qytetarëve,” thuhet ndër tjera në urimin e Gjeloshaj.

SHARE