Foto: Ilustrim
Të gjitha llojet e karburanteve nga sot janë liruar nga dy deri në tetë centë, është njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Litri i Eurosuper 95 dhe 98 është liruar nga dy centë dhe kushton 1,53 euro, përkatësisht 1,56 euro.
Çmimi i Eurodizelit është gjithashtu më i ulët për dy centë dhe tani kushton 1,69 euro.
Çmimi i vajit për ngrohje është ulur për tetë centë dhe do të kushtojë 1,79 euro.
Ata kanë shpjeguar se përllogaritja e çmimeve është bërë në përputhje me vendimin e ri për uljen e akcizave për qarkullimin e benzinës pa plumb dhe të naftës, sipas të cilit akciza për benzinën pa plumb është 412 euro për një mijë litra, ndërsa për naftën që përdoret si karburant motorik është 286 euro për një mijë litra.
Ky vendim do të zbatohet deri më 26 maj.
Sipas dispozitave të rregullores për mënyrën e përllogaritjes së çmimeve maksimale me pakicë të disa llojeve të derivateve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars, përllogaritja e radhës do të bëhet më 27 prill, ndërsa çmimet e reja eventuale do të vlejnë nga 28 prilli.











