ABAZOVIQ: ÇDO VIT DO TË PAKETOHEN RRETH 30 MILIONË SHISHE VODKA TË SHTRENJTË BELUGA

Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, gjatë një vizite në fabrikën e sapohapur të vodkës në Nikshiq, tha se do të rrisë totalin e eksporteve malazeze për mbi 50 për qind.

“Mirëdita Mali i Zi! Kështu shkon prodhimi në fabrikën e sapohapur Noblewood Adriatic. Në nivel vjetor do të paketohen rreth 30 milionë shishe vodka të shtrenjtë Beluga. Fabrika në Nikshiq do të rrisë totalin e eksporteve malazeze me mbi 50 për qind,” ka shkruar kryeministri Abazoviq në Twitter.

SHARE