LAJÇAK: JEMI NË RRUGË TË MBARË

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit të sotëm mes kryengeociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se i njëjti është në rrugë të mbarë. Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se në axhendë kishin çështjen e targave, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara dhe përgatitjet për një takim të ardhshëm në nivel të lartë. “Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë mbarë. Ne kemi një axhendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

SHARE