Me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në fund të muajit prill do të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Mal të Zi.
Siç theksojnë në komunikatën e kabinetit të Presidentit, në kuadër të kësaj vizite, Millatoviq dhe Pirc Musar do të marrin pjesë në Samitin e ESG Adria në Tivat, një ngjarje rajonale kushtuar temave të tranzicionit të gjelbër, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së përgjegjshme korporative.
“Pjesëmarrja e presidentes së Sllovenisë është e një rëndësie të veçantë, sepse ky vend në kontekstin ballkanik ka arritur përparimin më të madh në zhvillimin e qëndrueshëm, prandaj njihet si lider rajonal në këtë fushë,“ thuhet në njoftim.
Samiti do të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve qeveritare, liderë biznesi nga rajoni dhe ekspertë globalë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.