NGA PENSIONET E SHKURTIT NDAHEN 89.300 EURO PËR TURQINË DHE SIRINË

Pensionistët nga Mali i Zi ndanë 89.3 mijë euro për të ndihmuar popullsinë e Turqisë dhe Sirisë, të goditura së fundmi nga tërmetet shkatërruese.

Nga Sindikata e Shoqatës së Pensionistëve të Malit të Zi bënë të ditur se kjo ndihmë është derdhur në llogarinë e Kryqit të Kuq dhe gjysma është dërguar në Turqi dhe Siri.  

“Nga pensioni i muajit shkurt, anëtarët e Shoqatës të Pensionistëve të Malit të Zi kanë ndarë 89.301 euro dhe ua kanë dërguar viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri, përmes Kryqit të Kuq”, thuhet në njoftim.  

Kryetari i Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve Branko Veshoviq tha se paraprakisht për këtë qëllim i kanë njoftuar me shkrim të gjitha 26 shoqatat komunale të pensionistëve.

SHARE