Rusia ndalon Facebookun dhe Instagramin, Meta shpallet “organizatë ekstremiste”

Rusia ndalon Facebookun dhe Instagramin, Metan e shpall “organizatë ekstremiste”.

Gjykata ruse ka urdhëruar Metan që të ndalë menjëherë aktivitetet e Facebookut dhe Instagramit në Rusi, kjo për shkak të kinse “aktiviteteve ekstremiste”, transmeton Telegrafi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, më herët ka raportuar se gjykata në Moskë ka refuzuar sërish tentimet e Metas që të operojë.

Agjencia raporton se kinse Meta i ka kërkuar rishikim të vendimit, por se gjykata ruse refuzoi një kërkesë të tillë. /Telegrafi/

SHARE