JUNIORET E KLUBIT “BESA” SHPALLEN MË TË MIRËT NË KAMPIONATIN ZRENJANIN OPEN

Të shtunën në Zrenjanin u mbajtë kampionati Zrenjanin Open i cili mbahet 22 vite me radhë. Në këtë tournament ndërkombëtarë muarën pjesë afro 750 garues nga 10 shtete rajonale në kategoritë e pionereve, kadetëve, juniorëve dhe seniorëve në disciplinë “Lufta dhe pumse”. Klubi Taekwondo “Besa” muar pjesë më 9 sportista: 3 senior në pumse dhe 6 junior në lufta. Siç njoftojnë nga ky klub, juniorët e Besës shkëlqyen përsëri dhe muarën 4 medale të arta dhe 2 të argjendta dhe njëkohësisht u shpallen ekipi më i sukseshëm i turnametit dhe muaren kupen Best Junior Team.

Rezultatet:
1. Angjella Berishaj +68kg V 1
2. Benan Jusufgjokaj -48kg V 1
3. Damjan Junçaj -73 kg V 1
4. Andrea Berishaj -63 kg V 1
5. Isra Jusufgjokaj -68kg V 2
6. Marko Ujkaj -73kg V 2


Ndërsa në pumse me medalen e artë u dekoruan Nikollë Junçaj – senior 2, Toni Marashaj V 2 – senior 1 dhe Adelina Salihaj V 2 – senior 1 (18-30 vjet).

SHARE