Dr. Bojaj fitues i çmimit ndërkombëtar Best Researcher Award

Dr. Bojaj është përzgjedhur për çmimin “International Research Excellence Best Paper Awards (Ekselenca e Kërkimit Ndërkombëtar – Çmimi i Punimit më të Mirë)” nën kategorinë “Best Researcher Award (Çmimi i hulumtuesit më të mirë)”, në fushën e Makroekonomisë: Ekonomisë, Ekonometrisë dhe Financave. Link: https://bestpaperawards.com/awards-winners/?pagenum=3&page_size=100

Best Paper Awards është një çmim prestigjioz që i jepet studiuesit që ka botuar punimin më të mirë dhe artikujt me Metric të lartë në revistë/Konferencë. Çmimi i jepet studiuesit bazuar plotësisht në merita dhe që ka paraqitur profil të lartë. Kriteret për t’u dhënë çmimi i punimit shkencorë më të mirë janë që punimi duhet të jetë origjinal, i shkruar mirë dhe të kontribuojë në fushën e Shkencës, Shëndetësisë, Inxhinierisë dhe Teknologjisë. Punimi duhet gjithashtu të botohet në një revistë/konferencë shumë lart të indeksuar.

Gjithashtu, Dr. Bojaj është recenzent në disa nga revistat më prestigjioze shkencore dhe anëtar i këshillit redaktues në disa revista ndërkombëtare si: 

a) Research in Social Sciences (ISSN: 2641-5305), një revistë ndërkombëtare, botuar nga Academia Publishing Group, Madrid, Spanjë (https://academiainsight.com/index.php/riss/about/editorialTeam)

b) Clinical Research in HIV/ AIDS, botuar nga JSciMed Central, USA (https://www.jscimedcentral.com/editorial-board/-Clinical-Research-in-HIV-or-AIDS#),

c) Journal of Emerging Strategies in New Economics(ISSN: 2949-8309), botuar nga The Netherlands Press B.V., (https://www.jesne.org/index.php/JESNE/about/editorialTeam)

d) Journal of World Economic Research (ISSN Online: 2328-7748), botuar nga Science Publishing Group, New York, USA. (https://www.sciencepublishinggroup.com/journal/index?journalid=174).

SHARE