Drejtori i Agjencisë për Media Elektronike të Malit të Zi, Abaz Beli Xhafiq dhe Shefi i Përfaqësuesit të UNICEF-it në Mal të Zi Osama Kogali, paralajmëruan sot nisjen e fushatës për shkrim-lexim medial me temë “Të zgjedhim çfarë shohim”.
Fushata “Të zgjedhim çfarë shikojmë”, ka një ndikim në ngritjen e vetëdijes, për rëndësinë e shkrimit të medies për prindërit, kujdestarët dhe fëmijët, si dhe rëndësinë e zgjedhjes së përmbajtjes së medies për fëmijët.
Xhafiq,thotë se “nuk duhet të injorojmë faktin se mediet në këtë proces kanë një rol të pazëvendësueshëm. Ata kanë aftësinë të dëgjojnë zërat e tyre, debatet e hapura, të tregojnë për problemet, në mënyrë që të kontribuojnë në veprime të vërteta me interes publik”.
Prandaj,siç kumtohet UNICEF-i dhe Agjencia për Media Elektronike, planifikojnë të arrijnë bashkëpunim të rëndësishëm me mediet dhe gazetarët, në mënyrë që të shfrytëzojnë potencialin e medies për të inkurajuar fëmijët dhe prindërit që të marrin një qëndrim pro aktiv drejt një konsumimi të rregulluar të medieve, i cili do t’u mundësojë fëmijëve të jenë në kontakt me përmbajtje të lirë nga gjuha e urrejtjes dhe paragjykimeve dhe të inkurajojnë më shumë tolerancën.
Ndërsa përfaqësuesi i UNICEF, Osama Kogali, deklaroi se hulumtimet në mbarë botën tregojnë se fëmijët duhet të drejtohen nga takimi i tyre i parë me medien. “Kjo është, së pari, detyra e prindërve. Për këtë arsye, sot po nisim një fushatë për shkrim-lexim mediatik me tre spote televizive që u drejtohen prindërve , mesazhi kryesor i të cilit është: “Le të shohim se çfarë po shikojmë”, tha Kogali.