LIGJI MBI KTHIMIN E VALDANOSIT PËRSËRI NË KUVEND

Në Kuvendin e Malit të Zi përsëri kemi dorëzuar propozim Ligjin mbi anulimin  e pasojave të shpronësimit në gjirin e Valdanosit, ligj i cili është dozuar së pari herë në Maj të vitit 2020, kështu thuhet në kumtesën për media nga deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu lidhur me dorëzimin e Ligjit mbi kthimin e ullishtës së Valdanosit. “Kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq personalisht ia dorëzova propozim ligjin duke ia shpjeguar rendësin dhe nevojën për aprovimin e këtij ligji në Kuvend. Presim mbështetjen e Kuvendit dhe deputetëve për aprovimin e këtij ligji si hap i nevojshëm për kthimin e pronës në gjirin e Valdanosit,” theksoi Nimanbegu. Ai shton se me hapa konkrete dhe në vazhdimësi Lista Shqiptare vazhdon me përfaqësimin dhe avancimin e politikës dhe synimeve demokratike të popullatës sonë. “Po ashtu, pavarësisht propozim Ligjit kemi synimin që në bazë të vendimeve të Komisionit për turizëm dhe bujqësi të ndërmerren masa për jetësimin e këtyre përfundimeve  të aprovuara  në 2019 dhe 2020. Në këto përfundime janë identifikuar institucionet që duhet marre pjesë në pastrimin e Ullishtës dhe rrugëve në te. Gjithashtu janë përcaktuar  edhe detyrat e Kuvendit, të Qeverisë dhe ministrive përkatëse në të.  Këto përfundime të aprovuara në Komisionin në dy mbledhje janë publike dhe duhen të realizohen në mënyrë që ish pronarët të ndihmohen në pastrimin, revitalizimin e ullishtës dhe në mbrojtjen e saj me rrugë të kalueshme dhe me sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe ujitje,” përfundon kumtesën për media deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu.

SHARE