MILLATOVIQ: TË KRIJOHET NJË MJEDIS NË TË CILIN ÇDO FËMIJË RRITET I SIGURT

Mali i Zi duhet të krijojë një mjedis ku çdo fëmijë të rritet i sigurt, i shëndetshëm dhe i arsimuar, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Millatoviq, në rrjetin social X, ka rikujtuar se në këtë ditë, para më shumë se 30 viteve, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës me qëllim të sigurimit të mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën.

Ai tha se do të avokojë që problemet si varfëria e fëmijëve, aksesi i pabarabartë në arsim dhe dhuna mes fëmijëve të jenë gjithmonë në fokus të të gjithë faktorëve të shoqërisë.

„Si dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë që çdo fëmijë në Mal të Zi t’i gëzojë të drejtat e veta në mënyrë të barabartë”, përfundoi Millatoviq.

SHARE