Ministria e Arsimit është e interesuar për projektin e instalimit të paneleve diellore në institucionet arsimore, pra për projektin EEMZ Solar 3000+. Me këtë rast, ministri i Arsimit, Miomir Vojinoviq, ka biseduar me përfaqësuesit e Ndërmarrjes Elektrike të Malit të Zi, të cilët kanë prezantuar projektin e tyre për institucionet parashkollore dhe shkollat e mesme. Drejtori financiar i EEMZ, Miro Vraçar, theksoi se ky është një projekt shumë i rëndësishëm, veçanërisht pasi përfshin institucione publike të shtrira në të gjithë territorin e Malit të Zi. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, ndërtimi i paneleve solare, sipas Vraçarit, çliron një sasi të caktuar të energjisë elektrike në bilancin tonë energjetik, i cili përfundimisht nesër do të jetë i disponueshëm për eksport dhe ndërprerjet dhe krizat në nivel global tregojnë se çdo kilovat/orë energji elektrike i prodhuar rishtas, është domethënës për sistemin tonë dhe vendin e Malit të Zi. “Ministria e Arsimit është e interesuar për këtë propozim të Elektroekonomisë të Malit të Zi dhe do ta shqyrtojë ofertën e EEMZ sa më parë, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për kursim të energjisë elektrike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.