OBSH ka paralajmëruar se 500 milionë njerëz mund të sëmuren brenda dhjetë viteve për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.Kjo situatë është dramatike dhe shqetësuese sidomos në Gjermani. Mungesa e aktivitetit fizik shkakton një sërë sëmundjesh si zemra, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca. Nga viti 2020-2030 gati 500 njerëz në mbarë botën do të preken edhe nga sëmundje të tjera. Sipas OBSH-së të rriturit duhet të angazhohen të paktën 150 minuta aktivitet fizik ose dy orë e gjysmë në javë. Ata kanë thënë se nuk është e domosdoshme një stërvitje intensive por një ecje e cila do të ndhmojë në parandalimin e sëmundjeve. Gjithashtu OBSH ka llogaritur se vendet e varfra nuk kanë aktivitet fizik të mjaftueshëm ndërsa në vendet me të ardhura më të larta shifrat janë dy herë edhe më të lartra. Rezultatet e Gjermanisë janë të dobëta shumë mbi mesataren. 44% e grave dhe 40% e burrave mbi moshën 18 vjeç duhet të jenë më aktivë, sipas OBSH-së. Situata është veçanërisht shqetësuese tek të rinjtë në Gjermani për vajzat dhe djemtë që nuk bëjnë mjaftueshëm aktivitete fizike. Pandemia e koronavirusit ka rritur tendencën e dembelizmit. Mjekimi i njerëzve që janë sëmurë nga mungesa e aktivitetit fizik do të kushtojë 300 miliardë dollar deri në vitin 2030. Një ekspert i OBSH-së tha në Gjenevë se këto para mund të përdoren për të trajnuar 100 milionë mjekë. Por mjekët thonë se obeziteti duhet të klasifikohet si një çrregullim i zhvillimit të trurit.