Qeveria e Malit të Zi miratoi Informacionin për mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) për vendet e Ballkanit Perëndimor (BB) në lidhje me zbutjen e efekteve të krizës energjetike. “Kjo nismë është nisur me iniciativën e Maqedonisë së Veriut, e cila është më e prekura nga kriza energjetike dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ka pasur një takim ndërmjet komisionerit Oliver Varheli dhe ministrave të Ballkanit Perëndimor, dhe një miliard euro u ndanë për të lehtësuar pasojat e krizës energjetike, pesëqind milionë do të ndahen për mbështetjen e përbashkët rajonale”, tha ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq. Ajo tha se të hënën është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe Delegacionit të BE-së. “Ministria e Investimeve Kapitale është caktuar si koordinatore e të gjitha aktiviteteve dhe është e rëndësishme që deri nesër të gjitha ministritë të japin prioritete për financim në mënyrë që ne të reagojmë në mënyrë adekuate”, tha Maroviq. Ministri i Investimeve Kapitale Ervin Ibrahimoviq tha se është e rëndësishme që Mali i Zi t’i bashkohet këtij projekti evropian. “Unë dhe kolegët e mi nga Ballkani Perëndimor patëm një takim me Varhelin përmes video-lidhjes ku treguam se është urgjente të ndihmohet. Mendoj se ky është një projekt i mirë nga Brukseli dhe duhet mirëpritur”, tha Ibrahimoviq. Qeveria mori vendim që dokumentacionin e plotë në lidhje me marrëveshjen për ndërprerjen e aranzhimit Bot për rrugën Meline-Petijeviq, të cilën ish-qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq e miratoi në seancën e fundit të muajit prill, t’ia përcjellë Prokurorisë së Lartë të Shtetit. Ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq shpjegoi se sa i rëndësishëm dhe i domosdoshëm është poligoni i ushtrimevepër stërvitjet për pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi. Abazoviq tha se ne nuk mund të jemi një vend i NATO-s, dhe ushtria të mos ketë një terren stërvitor. Ai sugjeroi që Ministritë e Bujqësisë dhe Ekologjisë të shikojnë se ku mund të jetë lokacioni për atë vend testimi. Kryeministri Dritan Abazoviq kërkoi që sot të mos diskutohet për çështjet e personelit, por të bëhet të hënën në një takim elektronik. “Zgjedhjet janë të dielën, kështu që të mos e vendosim në ndonjë kontekst dhe çfarëdo që të ndodhë, të hënën mund të zgjidhet elektronikisht. Jam informuar se ka shumë persona që u ka skaduar mandati dhe gjëra që janë teknike,” tha Abazoviq.