Numri i tuistëve në Mal të Zi është në një nivel të kënaqshëm edhe në periudhën pas sezonit, tha drejtoresha e Organizatës Kombëtare Turistike të Malit të Zi, Ana Tripkoviq Markoviq. “Kemi rreth 60 përqind të xhiros nga viti 2019, pra tre herë qarkullim më të lartë se nga viti 2020. Edhe të premten e kaluar, tashmë në mes të tetorit, kur bëmë analizën, shohim se jemi ende në rreth 60 përqind nga viti 2019 , dmth mbi dy herë më shumë se 2020. Pavarësisht situatës, vizita është në një nivel të kënaqshëm edhe post sezon,” tha Tripkoviq Markoviq. Ajo njoftoi se aktualisht po bëhen plane për sezonin e dimrit.