TRE MILIONË EURO NGA SAUDITËT PËR SISTEMIN ARSIMOR

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nga Arabia Saudite janë siguruar tre milionë euro për sistemin arsimor.

Ai theksoi se donacioni është shumë domethënës.

“Ky është një nga grantet më të mëdha që Mali i Zi ka marrë ndonjëherë”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se të gjitha takimet bilaterale që ai dhe presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq kanë pasur në Nju Jork kanë qenë në drejtim të një lajmi pozitiv për vendin tonë.

SHARE