ABAZOVIQ: EKONOMIA MALAZEZE SHËNOI REZULTATIN MË TË MIRË NË EVROPË NË TREMUJORIN E DYTË

Kryeministri në largim Dritan Abazoviq tha se ekonomia malazeze u rrit me 6.9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe se ky ishte “rezultati më i mirë i regjistruar në Evropë”.

“Shikoni të dhënat e pabesueshme të publikuara nga EUROSTAT – Mali i Zi është ekonomia me rritjen më të shpejtë në Evropë në tremujorin e dytë të 2023. Eurostat njoftoi se ekonomia malazeze u rrit me 6.9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti dhe ky është rezultati më i mirë i regjistruar në Evropë”, ka shkruar Abazoviq në platformën X (Twitter).

Ai përgëzoi të gjithë aktorët e sektorit privat dhe publik që kontribuan për të “gjetur veten në krye”.

“Ne presim konfirmimin e të ardhurave rekord nga turizmi dhe presim me padurim të gjitha fitoret e vendit tonë. Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë ai në njoftim.

SHARE