Pavarësisht nga fakti se në disa vende vaksinimi për profesione të caktuara është bërë i detyrueshëm, në Mal të Zi do të vazhdojë të mbetet vullnetar , është qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Lidhur me atë nëse ka plane për implementim të këtij detyrimi, të paktën për ato profesione që vijnë në kontakt me persona të rrezikuar, nga ministria përgjigjen se gjithçka varet nga qytetarët. “Shpresojmë që qytetarët, të cilët nuk janë imunizuar deri më tani, do ta kuptojnë rëndësinë e vaksinimit kundër virusit korona sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është rastësi që 90 përqind e pacientëve të shtruar dhe se rreth 87 përqind e të vdekurve nuk ishin të vaksinuar,“ tha për Pobjeda ministrja Jelena Boroviniq-Bojoviq. Kur u pyet nëse pacientët që janë vaksinuar kanë të drejtë të kërkojnë që edhe mjeku që i ekzaminon të jetë i vaksinuar, ministrja tha se “ashtu si vaksinimi është vullnetar për qytetarët, i njëjtë është edhe për për pjestarët e profesioneve të ndryshme”.