PRIBILLOVIQ: ME PROPOZIM TË LIGJIT DERI TE REDUKTIMI I SHPENZIMEVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE

Qeveria e Malit të Zi, ka verifikuar Propozim  Ligjin mbi administratën shtetërore, i cili, sipas ministres së këtij departamentit, Suzana Pribilloviq, duhet të kontribuoi në reduktimin e shpenzimeve të administratës publike.

Pas seancës së Qeverisë së MZ, Pribilloviq tha se me këtë  Propozim krijohen kushtet për riorganizimin e plotë të administratës shtetërore në kontekstin e reformës së administratës publike dhe se zgjidhjet ligjore të propozuara duhet të kontribuojnë në krijimin e një administrate publike moderne, racionale dhe efikase.

“Qëllimi i zgjidhjeve të reja ligjore është të përmirësohet struktura organizative organizative, ndërsa organizata e administratës shtetërore  të përshtatet me standardet evropiane në mënyrë të tillë që të krijohet një tipologji e qartë e organeve të administratës shtetërore dhe linjave të qarta të përgjegjësisë në sistem”, tha Pribilloviq.

SHARE