ISHP: 55 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 393 mostrave për koronavirusin e ri, në mesin e të cilave janë zbuluar 55 raste të reja pozitive të infeksionit.

Vdekja e një pacienti (81), i cili u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm Nikshiq, u raportua në Institut.

Poashtu u raportua shërimi i 52 pacientëve.

Aktualisht në Mal të Zi ka 962 raste aktive.

SHARE