RUSIA PEZULLOI MARRËVESHJEN E GRURIT, PUTIN: DO RINOVOHET VETËM NËSE HIQEN SANKSIONET

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se marëveshja e grurit do të rinovohet vetëm nëse perëndimi do të heqë sanksionet e vendosura Rusisë.

“Vazhdimi i marrëveshjes së grurit ka humbur çdo kuptim. Prandaj ne kundërshtuam vazhdimin e mëtejshëm. Në vend që të ndihmonte vendet në nevojë reale, Perëndimi përdori marrëveshjen e grurit për shantazh politik dhe përveç kësaj, e bëri atë një instrument pasurimi për korporatat transnacionale, spekulatorë në tregun global të grurit”, tha Putin.

Pas Amerikës edhe presidenti francez, Emmanuel Macron mban të njëjtin qëndrim kundrejt Rusisë.

Lideri francez theksoi se vendimi i njëanshëm nga Rusia do të ketë pasoja domethënëse për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që mbështeten në marrëveshjen.

“Ata që dyshojnë në sinqeritetin e Putinit dhe përkushtimin e tij ndaj të mirave të përbashkëta, përgjigja është shumë e qartë… ai vendosi të përdorë ushqimin si armë dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, tha Macron.

SHARE