Dje (e martë) u dha lajmi se artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të rikthehet sivjet në Shqipëri për një koncert gjigant.
Më 6 shtator, ajo do të performojë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë përpara popullit shqiptar, në një rikthim pas katër vitesh në shtetin amë.
Lajmin për këtë koncert e konfirmoi sot (e mërkurë) edhe vet Rita, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” tha se është shumë e entuziazmuar që është ftuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj që para bashkëkombësve të saj.Lexo po ashtu:Rita Ora po vjen në Tiranë – më 6 shtator koncert i madh në sheshin “Skënderbej”
“Jam kaq e emocionuar dhe e nderuar të lajmëroj se unë do të rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ka ftuar të performojë në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si Kryeqyteti Evropian të Rinisë! 6 qershor, në Sheshin ‘Skënderbej’”, ka shkruar Rita Ora në njoftimin e saj.
Kujtojmë që ‘Tirana – Kryeqyteti Evropian i të Rinjve’ është një projekt promovues i kryeqytetit shqiptar sivjet, ku do të ketë në vazhdimësi koncerte dhe të famshëm botërorë që do të performojnë.
Përndryshe, hera e fundit kur Rita Ora mbajti një koncert në Tiranë ishte qershori i vitit 2018 – koncert i cili aso kohe ishte quajtur “Ora e Muzikës”. /Telegrafi/