Kjo bimë redukton ankthin në mënyrë natyrale dhe efektive

Në vend që të shkoni në farmaci, vraponi në dyqanin e luleve

Përveç faktit që lulet zbukurojnë hapësirën, ato rrisin në mënyrë të shkëlqyer edhe nivelin e oksigjenit në dhomë dhe ndikojnë në përmirësimin e ajrit dhe humorit.

Dhe a e dini se cilën bimë duhet të mbani në dhomën ku kaloni më shumë kohë dhe se falë kësaj mund të përmirësoni në mënyrë drastike humorin tuaj dhe të reduktoni stresin?

Shkencëtarët kryen kërkime te minjtë dhe zbuluan se aroma e bimës së jaseminit dhe vajit esencial të jaseminit i qetësonte në mënyrë të konsiderueshme.

Skanimet e tyre të trurit treguan se aroma e jaseminit rrit efektin e një kimikati të quajtur GABA në qelizat nervore, duke shkaktuar pushim.

Sipas profesor Hans Hutt, këto rezultate të publikuara në Journal of Biological Chemistry mund të konsiderohen si provë e bazës shkencore për aromaterapinë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se jasemini është shumë më efektiv se pilulat e gjumit, ilaçet kundër ankthit dhe qetësuesit, sepse efekti GABA rritet me më shumë se pesë herë. /Telegrafi/

SHARE