SOT FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Nevit

Besimtarët myslimanë sot mbushën xhamitë e qytetit të Tuzit për të kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit. Ata u mblodhën që herët në mëngjes për të pritur orarin e riteve të veçanta të faljes së Kuban Bajramit një datë e rëndësishme në kalendarin e fesë islame, ku pas faljes besimtarët uruan njëri tjetrin. Kremtimi i Kurban Bajranit nuk mungoi edhe në Ulqin, ku besimtaret e shumtë patën mundësi të falin namazin e Kurban Bajramit në ambient të hapur, ku reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq udhëhoqi besimtaret në lutjet e tyre. Me këtë rast, Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, uroi të gjithë besimtarët të fesë Islame, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Gjeloshaj shkruan se Kurban Bajrami mban në vete sakrificën, por edhe një sfidë në të mirën e përgjithshme të bashkësisë, duke shtuar se në rend të parë janë anëtarët e familjes, fqinjët dhe miqtë. “Duke respektuar simbolikën e Kurban Bajramit, shpreh dëshirën që perpjekjet dhe vlerat e kësaj feste, të pasurojnë shoqërinë tonë dhe të gjithë të punojnë në të mirën e përgjithshme. Shfrytëzoj rastin që të gjithë pjesëtarët e besimit islam, t’ju dëshiroj ditë të bekuara të Kurban Bajramit që t’i kalojnë në paqe, me fat dhe lumturi, me të afërmit tyre,” thuhet në urimin e Gjeloshajt.

SHARE