QEVERIA DHE KOS VAZHDOJNË NEGOCIATAT PËR LIGJIN

Ekipet e ekspertëve të Qeverisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, siç është paralajmëruar, i vazhdojnë sot bisedimet për Ligjin mbi liritë fetare.

Mitropolia Malazeze- Bregdetare, ka pranuar dje ftesën e kryeministrit, Dushko Markoviq, për vazhdimin e bisedimeve mbi këtë ligj.

Markoviq, më parë ka kumtuar se ekipi i Qeverisë për bisedime është i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve drejtë kërkimit të zgjidhjes së pranueshme që kanë të bëjnë me çështjet e hapura.

Nga Mitropolia, në përgjigjen drejtuar kryeministrit kanë theksuar se presin se Qeveria përfundimisht në tërësi do të respektojë subjektivitetin kishtarë dhe juridik të Mitropolisë dhe të eparkisë të Kishës ortodokse serbe dhe do ti aprovojë kërkesat e tyre mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit.

Nga Mitropolia, kanë kumtuar se Kisha ka qenë dhe mbetet e vendosur për dialog, si e vetmja rrugë e drejtë dhe mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura në raportin ndërmjet kishës dhe shtetit.

SHARE