NGA MESNATA, BENZINA DO TË KUSHTOJ 2 CENTË MË SHTRENJTË

Çmimi i benzinës do të rritet për dy centë nga mesnata, ndërsa çmimet e eurodizelit dhe vajit djegës nuk do të ndryshojnë, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Eurosuper 95 dhe 98 do të rritet për dy cent nga mesnata dhe do të kushtojnë përkatësisht 1,13 euro dhe 1,17 euro.

Çmimet e eurodizelit dhe vajit djegës do të qëndrojnë të pandryshuara për 15 ditët e ardhshme dhe do të kushtojnë 1.01 euro, respektivisht 99 cent.

Ndryshimet e fundit në çmimet e karburantit ishin në 7 korrik, kur eurodizel dhe vaji djegës u rritën me dy cent secili.

SHARE