ÇANOVIQ: AFATI PËR PROJEKTIN NJË MIJË PLUS DERI MË 13 GUSHT

Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi,  ka shpallur sot ftesë publike për qytetarët për fazën e tretë të projektit Një mijë plus, i cili do të jetë i hapur deri më 13 gusht.

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim dhe Strehim në këtë Ministri, Marko Çanoviq, tha se qytetarët mund të fillojnë ti dorëzojnë dokumente në banka deri të hënën. “Kushtet themelore për pjesëmarrje në këtë projekt janë që aplikanti të jetë shtetas malazez dhe që ai apo anëtarët e familjes së tij nuk kanë pronë banimi për tre vitet e fundit. Aplikanti duhet të jetë i aftë për kredi dhe ti plotësojë kriteret për shumën e faturave kumulative të cilat janë të përcaktuara me  projekt”, deklaroi Çanoviq në konferencë për gazetarë.

Kur është në pyetje shuma e pensionit, ai, siç shpjegoi Çanoviq, nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e fitimit të aplikantit, gjegjësisht e anëtarëve të familjes, nëse flitet për një bashkë-debitorë.

Çanoviç tha se nga kjo Ministri presin që nga ky projekt 400 deri 450 familjeve do tu zgjidhen çështjet e banimit, gjegjësisht mbi 1.2 mijë qytetarëve. Vlera e këtij projektit është 20 milionë euro.

Nga kjo shumë, dhjetë milionë euro u siguruan nga Qeveria e Malit të Zi, nëpërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, kurse dhjetë milionë tjera participuanë bankat komerciale, gjegjësisht pesë nga ato të cilat marrin pjesë në projekt, siç janë NLB, CKB, Llovqen, Erste dhe Banka Societe Generale Montenegro.

SHARE